Dega e Lidhjes Demokratike Kosovës në Prizren sonte ka pritur bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të botës.
Sot, mbrëmja ishte më e plotësuar dhe më kuptimplote për LDK-në e Prizrenit, sepse takuam dhe bashkëbiseduam me shumë bashkëatdhetarët tanë, thonë nga zyra e LDK-së në Prizren.
Shkrini i plotë nga LDK:
Bashkëatdhetarët janë shpirti i kombit tonë!
Takimet me ta gjithmonë janë frymëzim dhe motivim shtesë për ne.
Sot, mbrëmja ishte më e plotësuar dhe më kuptimplote për LDK-në e Prizrenit, sepse takuam dhe bashkëbiseduam me shumë bashkëatdhetarët tanë.
Edhe pse me kohë të kufizuar ata ndanë kohën e tyre të vlefshme dhe na u bashkangjitën për të bashkëbiseduar me njëri – tjetrin.
Pushimet në atdhe janë gjithmonë më të mira kur ne bëhemi bashkë.
Faleminderit bashkëatdhetarë!
Zoti ju bekoftë juve!
Zoti e bekoftë atdheun tonë!