Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar disa statistika të ASK-së të cilat sipas tij tregojnë se inflacioni në Kosovë ka shënuar rënie.
Sipas Muratit, edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%
“Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri” – ka shkruar ministri Murati.