Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka kanosur policët të cilët i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.