LAJME VENDI Ministria e Mbrojtjes tregon arsyen e dorëheqjes së Armend Mehajt TV Prizreni - August 8, 2023 0 Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Maqedonci. “Sot do ta marr detyrën si ministër”, ka thënë Maqedonci për Kohën. Maqedonci gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit. Ministri Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje të martën. Liridona Gashi nga zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë për Kohën se Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare. “Ministri Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare. Për sqarime më të hollësishme do të prononcohet vet”, ka theksuar Gashi.