Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se një pjesëtarë i tyre është përfshirë në ngjarjen e mbrëmshme, ku mbeti një i vdekur dhe 20 të tjerë të lënduar.
“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftim.
“Sipas informacioneve zyrtare në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së”.
Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së.