Home LAJME Shpend Ahmeti kërkon ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor

Shpend Ahmeti kërkon ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor

0
Shpend Ahmeti kërkon ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë sa i përket procesit zgjedhor duke thënë se ka shumë paqartësi në të.

Ai ka thënë se edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar pasiguri dhe jostabilitet, prandaj edhe ka propozuar që pas këtyre zgjedhjeve të fillojë ndryshimi i Kushtetutës.

“Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë…Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë. Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetuese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata”.

Ai tha se në të kundërtën në zgjedhjet e radhës do të vajtohet prapë për “këto mangësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here