Home LAJME Të rinjët prizrenas diskutojnë për sfidat dhe sukseset e sportistëve

Të rinjët prizrenas diskutojnë për sfidat dhe sukseset e sportistëve

0
Të rinjët prizrenas diskutojnë për sfidat dhe sukseset e sportistëve

Nën organizim të Rinisë Demokratike të Kosovës, në kuadër të platformës “Ti ki za” dhe me rastin e shënimit të muajit të rinisë, u organizua diskutim me sportistët e rinj prizrenas me temën “Sfidat dhe sukseset e sportistëve”.

Me këtë rast, sportistët u shprehën të kënaqur me përkrahjen e aktiviteteve nga komuna e Prizrenit dhe mbështetjen e sportit në përgjithësi.

Në këtë diskutim si panel ishte nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu si dhe kryetarja e RDK-së dega në Prizren, Adelina Morina.

Siç ka njoftuar i pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, buxheti për përkrahjen e sportistëve është rritur duke u shprehur dhe krenar për suksesin e tyre si në vend ashtu dhe në arenat ndërkombëtare.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "TIKIZA ZA KI TIKIZA"

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here