Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar Ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Ajo e ka konsideruar hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit arsimor.
Sipas Osmanit, sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në arsim parashkollor, aq më produktiv bëhen si të rritur.
“E lumtur që nënshkrova Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit tonë arsimor. Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në arsim parashkollor, aq më produktiv bëhen ata si të rritur. Përgëzoj Ministrinë e Arsimit për punën e saj në këtë ligj të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.
Me këtë ligj, i cili ishte miratur në Kuvend me 8 korrik, edukimi parafillor bëhet i obliguar.
“Me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë”
Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë: Koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative, aftësim të dadove, si dhe qasje holistike./Telegrafi/
Happy to have signed the Law on Early Childhood Education, a pivotal step towards strengthening our education system.
The more time kids spend in preschool, the more productive they become as adults.
I commend the Ministry of Education for its work on this important law. pic.twitter.com/aKq541ZeN1
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2023