Konferenca e paralajmëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u bojkotua nga gazetarët.
Në momentin kur Hajdari nisi të fliste, gazetarët ia hoqën mikrofonat nga foltorja.
Më pas janë tërhequr edhe kameramanët duke lëshuar sallën.
Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore, që u bënë të ditura nga Ministria të hënën.