1 orë pritje për hyrje të Dheu i Bardhë, 1 orë e gjysmë për të dalje nga Merdarja
Mërgimtarët janë duke pritur deri në një orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 1000 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës, mërgimtarët po presin 5 minuta dhe nuk ka kolonë.
Pritje ka edhe në pikën kufitare në Merdarë. Mërgimtarët janë duke pritur 30 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë ata po presin deri në 90 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.