Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren për herë të dytë është duke organizuar Shkollën Verore Ndërkombëtare në Prizren (SHVNP 2023).
Organizimi është duke u bërë në bashkëpunim me Dokufest dhe planifikohen të realizohen 6 module nga 6 njësitë akademike ku do të marrin pjesë një numër i madh i studentëve vendor dhe ndërkombëtar.
Në thirrjen e hapur nga ky universitet kanë aplikuar gjithsej 336 student nga 45 vende të ndryshme të botës.
Përveç pjesës kurrikulare, në njoftimin e universitetit thuhet se janë planifikuar edhe shumë aktivitete ekstra-kurrikulare duke e bërë këtë event edhe më atraktiv që fillon sot më 31 korrik deri më 11 gusht 2023 në hapësirat e universitetit, ITP (Innovation and Training Park) dhe në qytetin e Prizrenit.
