Home LAJME Szunyog: E mirëpres konsultimin me Komisionin e Venecias për Ligjin e KPK-së

Szunyog: E mirëpres konsultimin me Komisionin e Venecias për Ligjin e KPK-së

0
Szunyog: E mirëpres konsultimin me Komisionin e Venecias për Ligjin e KPK-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se e mirëpret vendimin e Kosovës për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“E mirëpres gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për të konsultuar Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”.

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore”, ka shkruar Szunyog./Klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here