Home LAJME Punëtori ndërtimtar mori lëndime në Rahovec, u dërgua për trajtim mjekësor në Prizren e më pas në QKUK

Punëtori ndërtimtar mori lëndime në Rahovec, u dërgua për trajtim mjekësor në Prizren e më pas në QKUK

0
Punëtori ndërtimtar mori lëndime në Rahovec, u dërgua për trajtim mjekësor në Prizren e më pas në QKUK

Një punëtorë është rrëzuar nga 2 metra lartësi dhe ka marrë lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Apterushë në Rahovec dje rreth orës 10:30.

Viktima, deri sa ishte duke punuar në ndërtimtari në rrethana të panjohura është rrëzuar nga një lartësi dhe ka marrë lëndime trupore.

I njëjti është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal në Prizren e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.

Ai sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa më pas edhe inspektori i punës.

Për rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ndërsa është iniciuar vepra penale rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here