Komuna e Prishtinës, respektivisht inspektorati ka gjobitur me nga dy mijë euro subjektet politike AAK dhe Nisma.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se të dyja palëve u është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së rregullave kundër koronavirusit.
“Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi”, është shprehur Tahiri.
“Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit. Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!”.