Home LAJME Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë vajzë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë vajzë

0
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë vajzë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të identifikuar dhe arrestuar një vajzë.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që ka ndodhur me datën 18.04.2023, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here