Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kundërshtuar kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend, duke thënë se ky vendim vështirëson raportimin profesional dhe të plotë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kundërshtuar kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend, duke thënë se ky vendim vështirëson raportimin profesional dhe të plotë.
Nëpërmjet Facebookut, AGK-ja tha se vendimi i Kuvendit për medias nuk i kontribuon transparencës për punën e deputetëve, derisa i ka bërë thirrje që të marrë masa për të lehtësuar punën.
“Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës. Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi”, thuhet në njoftim.
Për shkak të këtij vendimi, gazetarët janë larguar nga punimet e Kuvendit, derisa seanca po mbahet.
Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.