Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas takimit që ka patur me shefin e dronëve Bajraktar Haluk Bayraktar, ka deklaruar se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë ndër investimet më të mëdha, të bëra për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) viteve të fundit.
Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se është takuar me shefin e kompanisë Bayrakt, Haluk Bayraktar, të cilin e falënderoi për bashkëpunim parimor dhe të besueshëm.
Mehaj shtoi se pajisjet e FSK-së për qëllime të mbrojtëse “do të vazhdojnë të jenë prioritet në suaza të NATO-s”.
“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, u shpreh Mehaj.