Në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Ceremonia pritet të nis nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Policisë, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Në ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”-thuhet në njoftim.