LAJME VENDI Rrahje në Kuvend, çka ndodhi LIVE TV Prizreni - July 13, 2023 0 Deputetët e pushtetit dhe opozitës janë rrahur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Rrahja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti. Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë. Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.