Home LAJME Lajçak: Po vazhdon përpjekja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Lajçak: Po vazhdon përpjekja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

0
Lajçak: Po vazhdon përpjekja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbiisë, Miroslav Lajçak, nga Vjena në rastin e aktivitetit përkujtimor kushtuar 30-vjetorit të Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, ka folur për procesin dialogues mes të dyja shteteve.

Sipas tijj, po përpjekja për t’u kthyer në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në fillim të kësaj jave, udhëtova në Kosovë dhe Serbi për të ndjekur përpjekjet tona të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Fokusi kryesor ishin takimet e mia me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq në Serbi për të shqyrtuar opsionet për rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për deeskalim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrja e serbëve të Kosovës dhe kthimi në dialog”, shkroi ai në Facebook.

Diplomati sllovak tha se ky udhëtim i ka ndihmuar që të kuptojë më mirë situatën në terren dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm.

“Në Kosovë takova edhe shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, gjeneralmajor Barbano dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia. Ne diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë, nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë për de-përshkallëzimin dhe kemi shqyrtuar opsionet për kontributin e organizatave tona”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here