- Reklama -

ARKEP: Kosova ka mbi 1.7 milion përdorues të telefonisë mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e parë të vitit 2023.

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë, është 1,760,614 përkatësisht për 1.3% më i ultë krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2022, ndërsa 1.6% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2022), thuhet në raportin e ARKEP-it.

- Reklama -

Sipas ARKEP-it, ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2022) është një ngritje e lehtë. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 97.0% të numrit të popullsisë.

ARKEP, njofton se në periudhën TM1 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 70,361, që paraqet një rënie prej 1.4% në krahasim me tremujorin e kaluar.

“Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.88% . Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së”, thuhet në raport.

Kurse struktura e parapaguesve të telefonisë fikse është në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 32% – 68%.

ARKEP bën me dije se numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 375,263 parapagues të internetit.

“Nga kjo vërehet një rënie prej 2.2% në krahasim me TM4 2022, respektivisht rritje prej 1.4% në krahasim me TM1 2022, . Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 126.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.7%”, thuhet në raport.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM1 2023 ka arritur në 1,555,157 përdoruesish e që shënon një rritje prej 0.5% krahasuar me TM4 2022, dhe një rritje prej rreth 10 % krahasuar me TM1 2022.

“Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM1 2023) penetrimi i qasjes mobile është 86%, ndërsa i asaj fikse 21% për banor”, thuhet në raport.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort