Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunën e Prizrenit, janë shpërndarë 570 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Për procesin e shpërndarjes, Komuna e Prizrenit ofroi listat e familjeve me kushte të rënda ekonomike, familjet me persona me aftësi të kufizuara dhe nëna vetushqyese në gjendje të vështirë ekonomike.
Përmes Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është siguruar dhe transporti, hapësira për shpërndarjen e pakove ushqimore, evidentimi dhe përpilimi i listave të pranuesve të donacionit.