Home LAJME Shaqir Totaj nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare me MAPL-në

Shaqir Totaj nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare me MAPL-në

0
Shaqir Totaj nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare me MAPL-në

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare me Ministrinë e Admininistrimit të Pushtetit Lokal, konkretisht me ministrin Elbert Krasniqi.

Kjo ka ndodhur pasi që Komuna e Prizrenit është përfituese e mjeteve nga programi për mbështetje të projekteve infrastrukturore për komunitetet.

Kurse, projektet që do të realizohen në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë:

Ndërtimi i hapësirave të varrezave në fshatin Reçan;
Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Gërnqar;
Rregullimi i rrugës “Nysret Seharsoj” në Prizren;
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Jabllanicë;
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Gërnqar;
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Lubizhdë;
Ndërtimi i infrastrukturës në fshatrat e Zhupës dhe të Lumbardhit.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here