Komisioni Evropian ka propozuar një kornizë për paraqitjen e euros digjitale si dhe një propozim për të siguruar pranimin e detyrueshëm të pagesave me para në dorë, në mënyrë që të largohet frika e shumë njerëzve se monedha digjitale mund t’i zëvendësojë plotësisht paratë.
Komisioni ka propozuar po ashtu që euroja digjitale, një monedhë jometariale, ta marrë statusin e kursit ligjor brenda Eurozonës. Aktualisht këtë status e kanë vetëm kartëmonedhat dhe monedhat e euros.
“Propozime të tilla do të sigurojnë gjithashtu që paratë e gatshme të mbeten plotësisht të qasshme duke lejuar Bankën Qendrore Evropiane të zhvillojë aspektet praktike të euros digjitale me kalimin e kohës”, ka thënë Valdis Dombrovskis, Zëvendëspresident ekzekutiv i komisionit.
Sipas tij, pagesat me euro digjitale do të ishin “të sigurta, të çastit, praktike – ‘online’ dhe ‘offline’”.