Home LAJME Borrell: Nëse s’kontribuohet për shtensionim, do të ketë kosto

Borrell: Nëse s’kontribuohet për shtensionim, do të ketë kosto

0
Borrell: Nëse s’kontribuohet për shtensionim, do të ketë kosto

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se do të kërkojë përkrahje nga shtetet anëtare për të vazhduar presionin ndaj Kosovës e Serbisë që të shtensionohet situata e të kthehet në normalitet.

Nëse s’ka shtensionim, Borrell ka paralajmëruar pasoja për të dyja shtetet.

Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se sot në Këshillin Evropian do t’i njoftojë ndër të tjera liderët e shteteve perëndimore edhe për tensionet në veri të Kosovës.

“Do të njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve. E do të kërkojë përkrahjen për të vazhduar të bëjë presion te palët, që të evitohet eskalimi e të kthehet në normalitet. Shtetet anëtare kanë vendosur në takimin e fundit të Këshillit, që masat duhet të merren, ekonomike e politike, t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim atëherë do të ketë kosto”, ka thënë Borrell.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë ia mësynë ndërtesave komunale në katër komunat veriore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here