Remzi Shala është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me nëntë vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile.
Është hera e dytë që Themelorja në Prizren e dënoi Shalën. Më 2019, e pati dënuar me 14 vjet burgim për bashkëkryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Gjykata e Apelit e ka ulur dënimin në 10 vjet burgim, pas ankesës së mbrojtjes. Ndërkaq Gjykata Supreme e ktheu rastin në shkallën e parë në maj të vitit 2020.
Në paraqitjen e fjalës përfundimtare të mbrojtjes javën e shkuar, Remzi Shala ka deklaruar se nuk është fajtor./KOHA/