Komuna e Prizrenit përmes një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar se shtresa e parë me asfalt në rreth rrotullimin e ndërtuar tek Shërbimi Emergjent i Komunës së Prizrenit, konkretisht në rrugën “Ekrem Rexha” veçse ka përfunduar.
Përveç kësaj, komuna ka bërë të ditur se përskaj urgjencës do të ndërtohet dhe rruga që përshkon shinat e trenit dhe pastaj të shpie në rreth rrotullimin e ri që do të ndërtohet në udhëkryqin mes rrugëve “Vesli Klark” dhe Rifat Ukimeri” në Lagjen Ortakoll.



