Komuna e Prizrenit përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për fermerët e kësaj komune në kuadër të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”.
Me këtë rast, ftohen të gjithë fermerët të aplikojnë për përfitim në kuadër të implementimit të këtij projekti.
Qëllimi i thirrjes për aplikim është parashtrimi i kërkesës për “Furnizim me mekanizëm bujqësorë”-me bashkfinancim në kuadër të investimeve 2023.
Për më shumë informacione këtu.