Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i është përgjigjur deklaratës së shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili tha se nuk do të tolerojnë arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë. Udhëheqësi i Policisë, ka thënë se çdo arrestim është i bazuar në ligj dhe të tilla do të jenë edhe arrestimet e ardhshme. Njohës të çështjeve politike janë të ndarë mes asaj se Borell po jep deklarata të pabalancuara dhe asaj se BE-ja po bën panik për situatën që e pret veriun