Home LAJME Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me vezë e ngjyrë

Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me vezë e ngjyrë

0
Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me vezë e ngjyrë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka zhvilluar vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku është pritur nga kryetari Lulzim Hetemi.

Kosovo-Online raporton se vizita është kryer në orët e hershme të mëngjesit, derisa ka qëndruar gjysmë ore në objektin e komunës.

Gjatë daljes thuhet se protestuesit kanë hedhur ngjyrë dhe vezë në drejtim të veturës së ministrit.

Aliu kishte provuar edhe më 9 qershor që të bënte një vizitë të ngjashme, por që vet ai ka thënë se s’ishte e mundur të bëhej pasi që ka qenë Policia e Kosovës që e kishte udhëzuar që të kthehej pas në mënyrë që të shmangej tensionimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here