Rreth 60 mijë shërbime mjekësore radiologjike janë kryer vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.
Sipas statistikave të punës, në këtë periudhë kohore janë kryer mbi 34 mijë rëntgene, 9 mijë e 297 Tomografi të Kompjuterizura (CT), 4 mijë e 162 Rezonanca Magnetik ( MRI), 855 Mamografi, 1 mijë e 526 ultrazë, 459 biopsi dhe 35 angiografi.