I riu nga Prizreni i cili tani jeton i vetëm në Prishtinë, Leo S. Berisha, ka treguar tavolinën e ushqimit në banesën e tij, ku janë të ekspozuara vetëm produktet vendore.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në banesën e tij përgatit ushqim vetëm me produkte vendore dhe se ato janë shumë cilësore.
“Jam i gatshëm gjithë jetën t’i konsumoj këto produkte vendore, të cilat janë shumë cilësore dhe të shijshme, e t’mos përdorë asnji produkt me prejardhje nga Serbia.
Madje, pronarët e këtyre produkteve janë ndër njerëzit më të ndershëm dhe humanista që unë i njohë, duke i blerë këto produkte i ndihmojmë prodhimit vendor, dhe njëkohësisht edhe shumë vëllezërve tanë në nevojë”, ka shkruar Berisha.