Home LAJME ‘EC Ma Ndryshe’ shënon Ditën Botërore të Mjedisit

‘EC Ma Ndryshe’ shënon Ditën Botërore të Mjedisit

0
‘EC Ma Ndryshe’ shënon Ditën Botërore të Mjedisit
EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit duke intervenuar me mbjellje të druve në hapësirën publike afër Parkut të Ri në qytetin e Gjakovës.
Pjesëmarrës në këtë aktiviteti kanë qenë edhe kryetari i komunës, Ardian Gjini, kryesuesja e komunës, Arbëreshë Kuqi, udhëheqësja e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, Albana Bakalli dhe të gjitha gratë vendimmarrëse në Komunën e Gjakovës.
Ky intervenim është iniciuar nga hulumtimi “Hapësirat Publike Gjelbëruese në Gjakovë” (https://bit.ly/3J0rXUF), ku 41% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se qyteti i tyre ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra.
Në të njëjtën kohë janë realizuar edhe takime me përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të cilët kanë kontribuar me pastrimin e hapësirës në fjalë duke e shndërruar atë nga një hapësirë të uzurpuar nga makinat në një hapësirë të gjelbër e të qasshme për të gjithë banorët.
Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe pemë
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe pemë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here