Home SPORT Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

0
Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

Liria është shumë pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Pas kalimit me sukses të barazhit të parë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës ndaj Ulpianës ku triumfoi me rezultat 3-1, Liria tani do ketë punë me Ferizajn për të arritur Superligën e Kosovës.

Ish lojtari i Lirisë, tashmë yll i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka dërguar një mesazh inkurajues për lojtaërt dhe klubin e Lirisë.

“Përshëndetje për të gjithë. Në radhë të parë ju përgëzoj të gjithë juve, për suksesin deri më sot. Ka mbetur edhe një hap i vogël për të hyrë në Superligën e Kosovës, kështuqë unë ju urojë shumë suksese në ndeshjen e barazhit. Nuk kam aspak dyshim që do e kalojmë barazhin dhe do hyjmë në Superligën e Kosovës. Forca Liria!”, tha Muriqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here