Home LAJME Në Mal të Zi protestohet në mbështetje të serbëve në Kosovë

Në Mal të Zi protestohet në mbështetje të serbëve në Kosovë

0
Në Mal të Zi protestohet në mbështetje të serbëve në Kosovë

Në Podgoricë mbrëmë është mbajtur një protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë.

Pas një ore, të tubuariit u shpërndanë të qetë, raporton Vijesti.me.

Nuk dihet organizatori i takimit ku morën pjesë dhjetëra qytetarë, njëri nga të grumbulluarit tha se ishte një “grup qytetarësh”.

Ftesa për tubim është dërguar përmes rrjeteve sociale.

Protestuesit mbanin flamuj serbë dhe tringjyrësh të vjetër malazez.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Koalicionit Popullor “Slozhno i Taçka” Dejan Vukshiq, Marko Milaçiq dhe Vladislav Dajkoviq, si dhe Sllagjana Kalugjeroviq dhe Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste.

Pjesëmarrësit në protestë kishin veshur bluza me fjalët “S’ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiqit, Vladimir Putinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here