Home LAJME Moti sot i vranët dhe me shi

Moti sot i vranët dhe me shi

0
Moti sot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër.

“Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, thuhet në njoftim.

Sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin nga 10 deri në 13 Celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë Celsius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here