Tre nga 30 ushtarët e lënduar të KFOR-it, kanë marrë plagë nga armët e zjarrit, ka bërë të ditur në komunikatën për media të martën në mëngjes.
Sipas njoftimit, 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan.
Sipas njoftimit, ushtarët kanë pësuar thyerje e djegie nga mjetet ndezëse.
“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.
Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.
Nga dhuna e huliganëve kanë pësuar edhe mediat. Janë dëmtuar disa vetura e ka pasur edhe djegie të tyre.