Gypi kryesor i furnizmit me ujë u prish në fshatin Xërxë.
Por, pos këtij fshati të Rahovecit, pa ujë për po të njëjtën arsye kanë mbetur edhe fshatrat e tjera, Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë, Bratotin, Vranjak, si dhe një pjesë e fshatit Dobidol.
Sipas njoftimit të Ujësjellësit thuhet se defekti ka ndodhur si pasojë e lëvizjes së dheut nga të reshurat e fundit si dhe vjetërsisë së gypit.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Xërxe, kësaj here defekti ka ndodhur disa metra më lartë nga sanimi i defektit të mëparshëm. Defekti ka ndodhur si pasojë e lëvizjes së dheut nga të reshurat e fundit si dhe vjetërsisë së gypit. Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë, Bratotin, Vranjak, si dhe një pjes e fshatit Dobidol”, thuhet në njoftim.
Tutje, është bërë e ditur se ekipet e ujësjellësit janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që konsumatorëve të ju rikthehet sa më shpejtë furnizimi!
“Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që konsumatorëve të ju rikthehet sa më shpejtë furnizimi! Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj! K.R.U.”Gjakova”, thuhet në njoftim.