Home LAJME Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

0
Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të enten Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Me këtë rast, sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

“Ndërkaq, gjatë ditës, Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq”, ka njoftuar zyra e tij.

Ministria për Komunitete dhe Kthim udhëhiqet nga Nenad Rashiq, pas largimit të Goran Rakiqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here