Kryetari Totaj sot ka pritur në takim kryetarin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Gjatë bisedes u diskutua për mundësinë e rivarrimit të eshtrave (pjesërisht) të kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Myderri Ymer Prizrenit.
Gjithashtu Totaj ndau edhe një sekret ku bëri dë ditur se prej datës 12 qershor 1991 Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i ka ruajtur eshtrat e Ymer Prizrenit në një vend të sigurt.
Njoftimi i plotë:
Kisha kënaqësinë ta pres sot kryetarin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast vlerësuam bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Prizrenit dhe Bashkësisë Islame për çdo gjë që është në interes të komunitetit dhe qytetarëve.
Gjatë takimit, biseduam për mundësinë e rivarrimit të eshtrave (pjesërisht) të kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Myderri Ymer Prizrenit.
Deri sot ka qenë konfidenciale, por prej datës 12 qershor 1991 Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i ka ruajtur eshtrat e Ymer Prizrenit në një vend të sigurt.
Asokohe, z. Muhamed Shukriu (i ndjerë), i ka dorëzuar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, si vend më i besueshëm, për t’i mbrojtur nga brutaliteti i pushtetit serb.