Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi gjendjen e emergjencës për COVID-19, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova të mërkurën.
Në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar rekomandimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për heqjen e gjendjes emergjente lidhur me masat anti-COVID.