Home LAJME Për 24 orë policia dënon 649 qytetarë për mosrespektim të masave të Ligjit për Pandeminë

Për 24 orë policia dënon 649 qytetarë për mosrespektim të masave të Ligjit për Pandeminë

0
Për 24 orë policia dënon 649 qytetarë për mosrespektim të masave të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 649 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here