Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Pas takimi, Hovenier ka treguar se ia ka përsëritur kërkesën e njëjtë Kurtit, pra themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Hovenier shtoni se i konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.
“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimit e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes” deklaroi Hovenier.
Po ashtu Hovenier u shpreh se SHBA-ja nuk mendon që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave në veri.