Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, do të dalin para gjykatës javën tjetër.
Kjo është konfirmuar nga Tringa Zhuti- zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Lidhur me kërkesën tuaj për informacione, ju njoftojmë se seanca fillestare në rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan, është caktuar për datë 24 Maj 2023, në ora 10:00”, ka deklaruar Zhuti për lajmi.net.
Aktakuza ndaj tyre është ngritur para dy javësh.
Kastriot e Kreshnik Mehmetaj akuzohen si bashkëkryes së vrasjes së rëndë, derisa Halil Mehmetaj për shtytje në vrasje të rëndë.