Home LAJME Krushjanëve ua shtoi dhimbjen zbutja e dënimit të Darko Tasiçit

Krushjanëve ua shtoi dhimbjen zbutja e dënimit të Darko Tasiçit

0
Krushjanëve ua shtoi dhimbjen zbutja e dënimit të Darko Tasiçit

Në Krushë të Madhe u kërkua drejtësi për krimet që janë bërë. Në ditën e gjenocidit serb në këtë fshat është kërkuar zbardhja e fatit të pagjeturve dhe dënimi i atyre që lanë të vrarë rreth 250

persona.Përkundër që koha kaloi, dhimbja ende jo. Edhe pas 22 viteve jeta e Selami Hotit është përplot me dhimbje.“Në Krushë shumë familje kanë humbur njerëzit e dashur të tyre. Kemi 241 të vrarë.

Prej tyre janë shtatë fëmijë e pesë femra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë. Nga ky numër i të vrarëve unë kam dy vëllezër dhe babain e kam ende të zhdukur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Selami Hoti.
Kur po shënohet dita e Gjenocidit serb, dhimbja e familjarëve është shtuar pasi Gjykata në Prizren ka ulur dënimin për Darko Tasiç që ishte i dënuar për këtë masakër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here