Home LAJME Sipas statistikave nga BERZH, Kosova vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Sipas statistikave nga BERZH, Kosova vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

0
Sipas statistikave nga BERZH, Kosova vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka publikuar të mërkurën një grafikë ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Kjo statistikë siç thotë njeriu i dytë i qeverisë, vlen për vitin 2022. Ai shton se BERZH parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, shtoi ai.

Sipas Bislimit, këto rezultate nuk janë të rastësishme, teksa foli edhe për qëllimin e Qeverisë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here