Një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), ka shpërfaqur përshtypjet dhe eksperiencat e qytetarëve në Kosovë me korrupsionin.
Nga një mijë e dyqind qytetarë të anketuar, 29% e tyre e kanë listuar korrupsionin si një prej problemeve më thelbësore me të cilën ballafaqohen në Kosovë.
Në përgjithësi, 13% e të anketuarve futën institucionet publike shëndetësore, arsimore dhe policia si “fole” të korrupsionit.
Në sondazh qytetarët u pyetën se sa herë kanë dhënë lëmoshë nëpër këto institucione dhe kujt.
Si pasojë, 36% e tyre thanë se në 12 muajt e fundit, më së shumti lëmoshë u kanë dhënë mjekëve, e cila pasohet me 25% zyrtarëve lokalë të komunave, dhe 24% policisë.
Megjithatë, kjo nuk i bën spitalet vendet me më së shumti korrupsion në Kosovë, por pasqyron dhënien e ryshfetit nga ana e qytetarëve ndaj shërbyesve publikë.
Vendin e parë në listë për më së shumti korrupsion e ka zënë dega e gjyqësorit me 24%, e pastaj edhe partitë politike me 22%.
Lista pasohet me Kabinetin e Kryeministrit (13%), biznesmenët ose oligarkët (7%) dhe zyrtarët lokalë (5%). /Reporteri.net/