- Reklama -

“Personal voice” shumë shpejt te iPhone, lexon çdo mesazh me zërin tuaj

Sëmundjet degjenerative nervore mund të vjedhin jo vetëm lëvizshmërinë, por edhe aftësinë për të komunikuar.

Është vlerësuar se 90% e personave me sklerozë amiotrofike, e njohur më shpesh si Sëmundja e Lou Gehrig do të vuajnë një formë të dëmtimit të të folurit. Por, megjithatë pritet që shumë shpejt Apple t’u garantojë këtyre personave një iPhone i cili mund të jetë në gjendje t’u japë atyre aftësinë për të komunikuar me të dashurit me zërin e tyre.

- Reklama -

Më 18 Maj, Apple ka njoftuar një koleksion të veçorive të reja të iPhone, iPad dhe Mac, duke përfshirë mundësinë që iPhone ose iPad-i juaj të përdorë aplikacionin Magnifier për të lexuar çdo tekst që shkruani. Pra vetëm nëse e shkruani një urim, udhëzim, apo çdo lloj mesazhi ai do të lexohet me një zë që tingëllon fiks si i juaji.

Kjo risi e iPhone do mbajë emrin “Personal Voice” ose “Zëri personal”. Kjo do të thotë se në vend të zërave të parapërgatitur si Siri, do të përdoret një version që sinkronizohet me zërin tuaj për të përcjellë çdo tekst që doni.

Një gjë e tillë nga kompania është planifikuar të zbatohet nga fundi i këtij viti. Hapi i parë lidhet me trajnimin e këtij sistemi, pra ju do të përsëritni fjalë të zgjedhura nga iPhone dhe do t’i lexoni disa herë në mënyrë që zëri juaj të përthithet nga aplikacioni. Dhe duke qenë se synimi është që ky aplikacion të ndihmojë më së shumti njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të flasin prej sëmundjeve të caktuara, sistemi është projektuar që t’ju japë kohë dhe për leximin e frazave si: “Si jeni?”, “Faleminderit”, “Ku është banjo?” etj.

iPhone ka ofruar një sërë përditësimesh kohët e fundit, si “My Sports”, regjistrimi i ekranit përmes Siri-t, ngjyrat etj.

Duke shpallur veçoritë e reja, Avokati i ALS dhe anëtari i bordit të Team Gleason, Philip Green tha, “Në fund të ditës, gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të komunikosh me miqtë dhe familjen. Nëse mund t’u thuash atyre se i do, me një zë që tingëllon si ti, kjo bën diferencën në botë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çfarë është kodi “DF” që qytetarëve po u shfaqet në ekranin e kondicionerëve?

“Kodi ‘DF’ nuk është një kod defekti. Ky kod...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Makina e parë fluturuese e testuar me sukses: Mund të udhëtojë 322 kilometra në tokë dhe 177 në ajër

Alef Aeronautics planifikon të fillojë prodhimin e makinës Model...

Turqia prezanton raketën hipersonike TAYFUN Block-4

Turqia ka shënuar një hap të rëndësishëm në teknologjinë...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort