Home LAJME Raportoni ankesat rreth shërbimeve publike përmes platformës “Ndreqe”

Raportoni ankesat rreth shërbimeve publike përmes platformës “Ndreqe”

0
Raportoni ankesat rreth shërbimeve publike përmes platformës “Ndreqe”

Ankesat e qytetarëve rreth shërbimeve publike komunale janë gjithmonë të pranishme, por adresimi i tyre shpesh ndodh të jetë më i komplikuar.

Falë platformës online “ndreqe” tani çdo ankesë, kërkesë dhe problem mund të raportohet më lehtë dhe më shpejtë.

Duke i portretizuar problemet dhe ankesat tuaja në një hartë interaktive, institucionet komunale do të kenë mundësi të shohin përmes saj se çfarë ju shqetëson në qytetin tuaj.

Çdo problem i raportuar në “ndreqe”, dërgohet për t’u rregulluar nga zyrtarët përgjegjës të komunave. Ankesat e raportuara mund të përditësohen  dhe ju mund të abonoheni edhe për njoftime.

Përmes platformës “ndreqe” mund të raportohen këto kategori të problemeve: mbeturina, ujëra të zeza, gropa në rrugë, ndriçim publik, trotuar i dëmtuar, shenja të rrugës dhe pengesa për përsona me aftësi të kufizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here