Policia në Prizren sot ka arrestuar dy persona për dyshimin “vra sje në tentativë”.
Sipas komunikatës së Policisë janë bërë bastisje në tri lokacione. Gjithashtu Policia njofton se edhe dy persona tjerë të dyshuar gjenden në arrati.
Njoftimi i plotë:
Vihen nen pranga te policisë dy te dyshuar për ‘Vrasje ne Tentative’
Prizren, 17 Maj 2023
Me datën 17.05.2023, duke filluar nga ora 14:00 , nga ana e policeve hetueseve te Sektorit Rajonal te hetimeve te DRP te Prizrenit ,ne baze te Urdhërese për Urdhekontroll te lëshuar nga Gjykata Themelor është bere kontroll ( bastisje ) ne tri lokacione.
Këto veprime hetimore janë ndërmarrë me funksion zbardhjes se rastit “ Vrasje ne Tentative “ te datës 06.05.2023 te ndodhur ne fshatin Mamushe dhe me qëllim te arrestimit te personave te dyshuar lidhur me ketë rast.
Janë arrestuar personat e dyshuar M.U.( 45 vjeçar) dhe I.B.( 26 vjeçar).Te dyshuarit M.U. i eshtre gjetur ne posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku ne cilësinë e dëshmisë materiale një arme zjarri ; Revolver model Knalle ,Cal.9mm ROHM RG 69 ,katër fishekë te armës dhe një gëzhojë .Dyshohet se e njëjta arme është përdorur ne rast.
Dy te dyshuarit tjerë A.B.( 50 vjeçar ) dhe A.B.( 25 vjeçar ) ende janë ne arrati dhe ne kërkim nga ana e policisë.
Te gjitha veprimet janë ndërmarre ne konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit me vendim te te cilit arma e zjarrit e gjetur ne posedim tek i dyshuari sekuestrohet.
Me aktvendim me shkrim te Prokurorit ,te dyshuarve M.U. dhe I.B. u shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër tyre ngritët KALLEZIM PENAL.